Këtë të mërkurë, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeveri.

Begaj, dekretoi sot shkarkimin nga detyra te Belinda Balluku si zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; Elisa Spiropalit, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Pirro Vengut, Ministër i Mbrojtjes; Albana Koçiut, Ministër i Punëve të Brendshme; Besfort Lamallarit, Ministër i Drejtësisë; Toni Gogut, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Po ashtu Presidenti dekretoi emërimin në detyrë të: Albana Koçiut,  si zëvendëskryeministër; Ferit Hoxhës, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Besfort Lamallarit, Ministër i Punëve të Brendshme; Ermal Nufit, Ministër i Mbrojtjes; Toni Gogut, Ministër i Drejtësisë; Enea Karakaçit, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Erjona Ismailit, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin nga detyra të:

Znj. Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Znj. Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Z. Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes;

Znj. Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme;

Z. Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë;

Z. Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Po sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi emërimin në detyrë të:

Znj. Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;

Z. Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Z. Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;

Z. Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;

Z. Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;

Z. Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Znj. Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.