Presidenti Ilir Meta ka dekretuar 25 prillin për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 2021.


Vendimi i presidentit Meta erdhi pas konsultimit me krerët e partive dhe siç shihet, ndryshe nga herët e tjera, këtë vit zgjedhjet do mbahen në fillim të pranverës.


D E K R E T


PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN


Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,


D e k r e t o j:


Neni 1


Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.


Neni 2


Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.


Nr. Dekreti 11700
Tiranë, më 06.09.2020


PRESIDENTI I REPUBLIKËS


ILIR META