Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kryeministri, aty ku u prit nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni.
Pas takimit në orën 17:30, ajo dhe Edi Rama do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku pritet të bëhen publike detaje nga diskutimet dhe çështjet kryesore të vizitës.
Agjenda:
16:30–Mbërritja në Kryeministri e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
17:30–18:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
