Dosja


Ish-kreu i INUK akuzohet për pengimin e bulevardit të ri dhe prishjen e një ndërtimi. Përgjimet e vartësve


Zyhdi DajtiProkuroria ka kërkuar dënimin me 3 vite e 5 muaj burg për Zyhdi Dajtin, ish-kreun e INUK, i akuzuar për shpërdorim detyre. Në pretencë, akuza kërkoi edhe heqjen për tre vite të së drejtës për të ushtruar funksione publike. Në dosje thuhet se Dajti, së bashku me 9 vartës të tij, në kohën kur drejtonte INUK, ka bllokuar padrejtësisht punimet për bulevardin e ri të Tiranës, apo edhe për shembjen e një objekti në Rrugën e Elbasanit, megjithëse ishte pa leje. Në seancën e djeshme ka qenë prezent edhe Dajti, i cili kërkoi kohë për të përgatitur mbrojtjen, ndërsa më datë 15 shtator gjyqtari Artan Gjermeni do të japë vendimin përfundimtar. Zyhdi Dajti u emërua në krye të INUK (sot IKMT) në muajin tetor të vitit 2013, ndërsa ndërmori një aksion për prishjet e ndërtimeve pa leje. Ai u largua disa muaj më parë nga Inspektorati, për t’u emëruar në një detyrë në Portin e Durrësit. Megjithëse u largua nga INUK, akuza vijoi hetimet për çështjen dhe thotë se ka prova se ai ka shpërdoruar detyrën. Në lidhje me çështjen, pikërisht për bllokimin e Bulevardit, apo prishjen e ndërtimit te Rruga e Elbasanit, akuza thotë se ka përgjime mes inspektorëve, që flasin se urdhrat vijnë pikërisht nga titullari i INUK. Në muajin qershor të vitit të kaluar, akuza ka përgjuar inspektorin Ermal Kaçurrin (404), i cili flet me një kolegun e tij (228).


-228: E ke me urdhër me shkrim.


-404: Mu m’ka thonë nejse, unë ke 16 katshi e kam shkrujt që s’ka aks e skedimit, ato i kanë sjellë 60 ditë bllokim, kurse ke ajo tjetra, ishte vendim gjykate mo vlla, mos t’hysh aty, vendim gjykate mos t’hysh aty, nejse ato s`ma kanë prezantu mu vendimin se…


-228: Jo mo ti s’ke?


-404: Po pavarësisht se unë e di që ata e kanë, nuk ma kanë goditur.


-228: Se di çfarë thoshte Ban Laçi sot?


-404: Ben Laçi, Ben Laçi i thotë Dita, ç’ke ti mer thotë, ç’ke mer ti, ç’ke mer ti, ik mer boje thotë, or ti zotni thashë unë sot nuk shkon n’burg ti thash…..


-228: Pse sot eeeee.


-404: Për çfarë o burri dheut, po pse a do merrshim i pallat, boji me vlla procedurat tamam, s’kualifiko lejet, boji gjithë procedurat se ti ke qëllim për me e shem.


-228: Pse kishte fillu punë sot ai, pse kishte fillu punë sot ai?


-404: Kush?


-228: Te Rruga e Elbasanit ee?


-404: Ata, ata janë trem se subjekti m’duket, subjekti që do zbatojë projektin.


-228: E he s’pranon me ndërtu.


-404: Nuk ka qef, nuk ka qef me u përplas me qeverinë, më duket se ky është problemi.


-228: Ehe.


-404: Po nuk është problemi se ata do e fusin n’punë, ato tashi janë zi, zihen kto investitorët zihen me subjektin pse s’punon ti.


-228: E he.


-404: Për këto arsye zihen ato.


-228: Po Beni çfarë thoshte sot ty?


-404: Nuk folte fare, ik u zhduk o burri dheut, iku u zhduk.


-228: Në drekë, në drekë që ju kërkoj?


-404: Po i thashë or zotëri i thashë detyra shtetërore, përgjegjësia është private, është personale, do t’kërkoj ty llogari me emër, mbiemër, nuk t’kërko ty llogari si kryeinspektor, jo ne e bojmë e çojmë sipër, po ça t’çosh sipër ti më…..