Demokratët në Kukës po zgjedhin ditën e sotme kandidatin e tyre për t’i përfaqësuar në zgjedhjet e pjesshme në Kukës më 24 shtator. Procesi i primareve me parimin një anëtar një votë, për përzgjedhjen e kandidatit në zgjedhjet e 24 shtatorit.

Qendra e votimit do të jetë te Pallati i Kulturës ‘Hasan Prishtina’ Kukës, kati i dytë. Procesi i votimit ka filluar në orën 08:00 dhe përfundon në orën 18.00.