Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për primaret brenda Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës. Në këtë qark kanë votuar 2584 anëtarë të PD-së. 

Deputetja Ina Zhupa, ka siguruar shumicën e votave në qarkun e Vlorës me 765 vota. Zhupa pasohet nga ish-kryetari i PD-së së Vlorës, Atird Hoxha me 488 vota. E treta renditet ish-kryetarja e PD-së së Sarandës, Manjola Nikollo 402 vota.

Në vendin e katërt është kryetarja e grave demokrate të Vlorë, Alta Haluci me 188 vota. 

Lista e kandidatëve me numrin përkatës të votave:

1-Ina Zhupa 765 vota

2- Atird Hoxha 488

3- Manjola Nikollo 402

4- Alta Haluci 188

5- Dashamir Tahiri 133

6- Nada Daullja 130

7- Afroviti Dhimojani 110

8- Nikola Kedhi 103

9- Mario Runa 70

10- Skerdjan Dhuli 47

11- Piro Ahmetaj 46

12- Liljana Emazi 39

13- Vladimir Rizvani 8