Babai i Ilaria Sulës, vajzës shqiptare, i cila u vra nga ish i dashuri e saj, Mark Antony Samson, vijon të kërkojë drejtësi.

“Ata njerëz e lënduan shumë familjen time”, tha Flamur Sula pasi Prokuroria e Romës kërkoi një gjykim të menjëhershëm për ish të dashurin e vajzës së tij.

“Ilaria kishte një jetë të tërë përpara”, vazhdoi ai, “dhe nuk është e drejtë që princesha ime pati këtë fund të tmerrshëm. Kam besim në sistemin italian të drejtësisë”.

Prokurorët e akuzojnë Samsonin për vrasje të qëllimshme si dhe fshehje trupi. I dashuri i shqiptares, 23-vjeçari filipinez vrau studenten shqiptare me një thikë dhe më pas mori trupin e saj dhe e hodhi në një zone të pyllëzuar.

I riu kishte përdorur edhe telefonin e 22-vjeçares për të bërë statuse në rrjetet sociale dhe më pas e kishte hedhur atë në një pusetë.

Ishte pikërisht ky detaj, i cili ndihmoi policinë të gjente dhe arrestonte 23-vjecarin qe iu dha informacione autoriteteve se ku e kishte hedhur trupin e studentes shqiptare.