Xhuana Nikolli i dha fund jetës së saj duke konsumuar fotoksinë, por duke lënë pas shumë dyshime.

Nëna e saj, në një intervistë për korrespondenten e Top Channel, Brixhilda Deda, në “Shqipëria Live”, ka akuzuar Erlado Fizin, e po ashtu shoqen me të cilën 25-vjeçarja e ndjerë ndante shtëpinë pasi kanë qenë personat e fundit që e kanë takuar.  Nëna tregoi se problemet në çift nisën pas martesës, sepse familjarët e Eraldos nuk pranonin që ata të jetonin në Tiranë, të dy së bashku por donin që të qëndronin me ta.

“Shumë e vështirë ka qenë për ne se na ra befas, shumë dhimbje për ne. Vajza ishte shumë mirë në ëndrrat e saj, e lumtur. Veç kur na erdhi lajmi që është në spital. Ata janë dashuruar që në gjimnaz. Kanë vijuar lidhjen për 8 vite dhe pasi Xhuana mbaroi studimet ata u fejuan. Ne ishim dakord dhe nuk i kemi penguar në asnjë moment. Xhuana ndërkohë punonte, ai djali jo. Pasi u martuan, shkuan në muaj mjalti, nisën problemet sepse ai djali nuk gjente punë. Xhuana donte që të jetonte në shtëpi më vete me të por atë djalin nuk e lejonin prindërit. Thoshin ‘ai nuk ka nevojë të punojë sepse e mbajmë ne’. Ata thanë ju japim ne lekë shkoni në Tiranë e kthehuni, por Xhuanës nuk i pëlqeu kjo sepse donte të jetonte vetëm me bahskëhsortin.

Ajo më pas më tha që dua të ndahem, ndoshta bashkohemi prapë por dua që të qetësohen gjërat. Ata e donin njeri-tjetrin. Familjarët e tij nuk kanë ardhur, nuk kanë fytyrë të vinë. Vajzës ne nuk i kemi prekur një fije floku, e kemi çuar atje me gjithë të mirat. Nëse ata bënë dasmën, e bënë për djalin e tyre. Vajza jonë ishte pa shkollë ndërsa ai pa shkollë pa gjë, mori vajzën tonë. E kemi çuar vajzën nuse dhe e sollën në arkivol. Apeli im është që ai djalë vajzën time të mos e kishte prekur me dorë. Do Zoti që familja e tij të shkojnë ta marrin dhe ta vënë para drejtësisë dhe të vuaj për çfarë ka bërë për vajzën tonë. Kur të arrestohet ai ne lehtësohemi pak.

Xhuana nuk e ka pritur që do i ndodhte kjo. E donte këtë djalë me gjithë shpirt. Kanë shkuar shumë mirë para martesës, problemet nisën më pasi pasi nëna e tij nuk donte që ata të jetonin më vete. Dyshojmë edhe tek shoqja me të cilën ndante Xhuana shtëpinë në Tiranë dhe që ka qëndruar me të gjithë natën. Ajo e di çfarë ka ndodhur”, u shpreh nëna e saj.