Në mbledhjen e kësaj të enjteje, Komisioni i posaçëm për reformën territoriale vendosi t’i propozojë seancës plenare ndryshimin e projektvendimit për mënyrën e funksionimit të komisionit.

Sipas propozimit maxhorancës, parashikohet që të hiqet pariteti i numrave në përfaqësimin politik dhe e drejta e vetos.

Sipas maxhorancës, me këtë vendimmarrje zhbllokohet veprimtaria e komisionit e cila kishte mbetur pezull për shkak të bojkotit të opozitës.

Bashkëkryetari i këtij komisioni Arbjan Manziku apeloi opozitën të sjellë propozimet e saj, nëse i ka ato.