Zyhdi DajtiProkuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit heqje lirie për ish-kreun e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajti.


Ish kreu i INUK akuzohet për “shpërdorim detyre”, pasi ka prishur disa objekte me leje në shkelje të ligjit. Sipas prokurorisë, Dajti ka prishur një vilë dy katëshe të një resorti në Kavajë, në mënyrë të jashtëligjshme.


4 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)