Stuhitë që goditën bashkinë e Torres Vedras shkaktuan dëme të rënda në infrastrukturën publike në Portugali.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga rruga e dëmtuar, me të cilën ironizon opozitën dhe reagimet lidhur me prishjen e rrugës Librazhd-Pogradec.
“Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar“-shkruan Rama në rrjetin “X”.
