Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Haga, gazetari Flogert Muça në emisionin “Shqipëria Live” tha se vendimi që u dha sot për katër ish-krerët e UÇK-së i la të mpirë familjarët e tyre.

Muça tha se ata kishin pritshmëri të larta sidomos për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Ajo që pritej dhe që ishte informacioni që ato kishin, nëse para 6 muajsh ishin pesimistë, mbrëmë unë kam komunikuar dhe para se të vija në Hagë, ishin optimistë. Të paktën për zotin Veseli dhe zotin Thaçi. Pra, pritej që Thaçi për 4-5 ditë do jetë në Kosovë”, tha gazetari Muça.

Sidorela Gjoni: Ti je gjithmonë pranë, qoftë familjarëve, qoftë personave shumë të afërt të katër personave që mbahen në Hagë. Më trego pak si e përjetuan lajmin, ku ndodhet ata tani?

Flogert Muça: Po ashtu është, edhe mbrëmë kemi qenë bashkë. Mund të them që pritshmëritë ishin shumë të larta. Pra, ndryshe nga hera e fundit që unë isha në Hagë, kur zhvilloheshin seancat e fundit të procesit që nuk kishte shumë optimizëm. Mbrëmë kishte shumë optimizëm dhe pritshmëritë ishin të larta sidomos për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, sidomos për këta të dy.

Ishte një paralizë totale. Pra ishte komplet jashtë çdo pritshmërie dhe familjarët kur u dha vendimi, teksa ushtarakë të tjerë, ish-ushtarë të UÇK-së rrinin me kokën lart dhe lotët nuk pushonin, te familjarët kishte një lloj paralize, pa fjalë. Na shtrënguan duart dhe vazhduan drejt hoteleve, ikën direkt. Ishte totalisht e kundërta. Ne jemi gazetarë dhe ne flasim me burime dhe marrim ndonjëherë informacione të cilat nuk janë për t’u thënë.

Sidorela Gjoni: Ka patur gazetarë që e kanë paralajmëruar më herët se do të dënoheshin. Familjarët vetë a kishin një ndjesi të këtij lloji apo kishin informacion se sot do kishte dënim?

Sidorela Gjoni: Po ta them pra, po të them gjëra që dje kur ishim në lidhje bashkë nuk mund të t’i thoja. Ajo që pritej dhe që ishte informacioni që ato kishin, nëse para 6 muajsh ishin pesimistë, mbrëmë unë kam komunikuar dhe para se të vija në Hagë, ishin optimistë. Të paktën për zotin Veseli dhe zotin Thaçi. Pra, pritej që Thaçi për 4-5 ditë do jetë në Kosovë.

Ky ishte informacioni mbrëmë, që nuk ishte për t’u thënë. Dje nuk do t’a thoja dot, por sot jemi përpara një fakti të kryer. Pikërisht për këtë arsye kur sot u dha vendimi kishte një lloj paralize totale dhe kllapie nga ana e njerëzve të komandantit. Pastaj pjesa tjetër e njerëzve që unë kam qenë mbrëmë në shesh, ishin mbi 1 mijë të tillë dhe sot ishin më shumë, ishin si ushtri e madhe çlirimtare e Kosovës dhe ishin gjithë hare sepse edhe ata plus shpresës kishin ndonjë informacion. E kryesisht fokusoheshin te Thaçi, duke qenë ai lokomotiva e kësaj katërshe.

Top Channel