Prej orës 19:00, Lulzim Basha ka mbyllur në selinë e Partisë Demokratike kryesinë në një mbledhje maratonë që pritet të dalë me disa vendimmarrje me peshë, duke përfshirë këtu edhe përjashtimin total nga partia të Sali Berishës dhe deputetëve që e mbështetën në protestën e 8 janarit.

Kryesia nuk ka atributet për këto përjashtime të bujshme, sipas statutit të PD-së dhe për këtë arsye nuk përjashtohet që në ditët në vijim të thirret edhe një mbledhje e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Mbledhja që zhvillohet prej më shumë se dy orë e gjysmë vijon, ndërsa Gazeta Shqip mëson se Basha u ka sekuestruar telefonat të gjithë anëtarëve të kryesisë për të mos rrjedhur asnjë informacion nga diskutimet që po mbahen.