Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike në gjirin e Vlorë, të enjten dhe të premten e kësaj jave, autoritetet kanë vendosur ndalimin për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, që operojnë në det të hapur.

Era pritet të fryjë me një forcë deri në 6–7 ballë dhe dallgët të arrijnë deri në 2.5 metra. Ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 08:00 e datës 19 shkurt deri në orën 06:00 të datës 20 shkurt.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë operimin normalisht. Përmirësimi i situatës pritet pas mëngjesit të 20 shkurtit.