Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur sot para trupës gjykuese të Apelit të Gjykatës së Posaçme për të kërkuar zbutjen e masës së sigurisë ndaj tij, “Arrest me burg”. Veliaj mbërriti rreth orës 9:40 nga paraburgimi i Durrësit dhe ka marrë pjesë në seancën që ka filluar në orën 10:00, e drejtuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Veliaj ka vazhduar të kërkojë heqjen e masës së arrestit, duke e cilësuar këtë të fundit si të paligjshëm dhe ka hedhur akuza ndaj prokurorit të çështjes. Gjyqtari Pëllumbi është i njohur për dënimin me burg të ish-ministrit Saimir Tahiri dhe është emëruar për të gjykuar çështjen e Veliajt pas problematikave shëndetësore të gjyqtares Ilirjana Olldashi.

Ky proces gjyqësor është i lidhur me akuzat për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” që Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, po përballen. Të dy akuzohen për veprime të paligjshme që lidhen me pasuritë dhe transaksionet financiare. Po ashtu, katër biznesmenë të akuzuar për korrupsion, përfshirë Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, dhe Elman Abdule, kanë apeluar masën e sigurisë, kërkuar masa më të buta se paraburgimi.

Në seancën e sotme, gjithashtu, dy biznesmenët, Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi, kanë mbajtur qëndrim ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën “detyrim paraqitje”