Qeveria e re laburiste në Britaninë e Madhe pritet të njoftojë këtë muaj hyrjen në fuqi të përdorimit të kartave digjitale të identifikimit, në përpjekje për të luftuar dhe pakësuar emigracionin ilegal.

Një nga modelet që po konsiderohen është ajo e pasjes së kartave digjitale për çdo shtetas britanik dhe person që ka të drejtën e qëndrimit në Britani përmes legalizimit të statusit të tyre ligjor. Britanikët ndryshe nga shtetasit e kontinentit evropian nuk kanë karta identiteti, përveç pasaportës. Ish-kryeministri me jetëgjatë laburist Toni Bler në fillim të viteve 2000 tentoi aplikimin e sistemit të letrave të njoftimit, por nuk pati sukses.

Letrat ose kartat e identitet do përdoren në përpjekje për të pakësuar dhe kontrolluar emigrimin ilegal, ku mes tyre do kenë probleme edhe shumë shqiptarë të Britanisë, ashtu si dhe kombësi të tjera, që jetojnë dhe punojnë ilegalisht.

Kur të bëhen verifikime, do kontrollohet nëse kanë të drejtë të punojnë, apo nëse një person ka të drejtë të marr shtëpie ose banesë me qira, apo edhe për të verifikuar në spitale nga stafet mjekësore të statusit të emigracionit të pacienteve.

Problem mbetet kur të huajt që jetojnë ilegalisht do mund të përdorin karta identiteti falco të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, siç ndodh rëndom në Britani, edhe nga shqiptarë, por edhe emigrantë të ardhur nga vende të tjera.