Reshjet e shiut dhe moti i paqëndrueshëm kanë shkaktuar problematika të izoluara në disa bashki të veriut.

Situata më problematike paraqitet në Bashkinë Shkodër, ku një pjesë e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, në zonën “Shkallë Logje”, është shembur si pasojë e reshjeve. Qarkullimi është bllokuar dhe është vendosur sinjalistikë për sigurinë e drejtuesve të mjeteve, ndërsa po punohet për vlerësimin e dëmeve. Ndërkohë, borëpastrueset kanë qenë në punë gjatë natës për mbajtjen e hapur të aksit Qafë Thore–Theth.