Reshje të shumta shiu dhe era të forta gjatë natës kanë shkaktuar problematika në qarkun e Bulqizës.
Mësohet se probleme ka dhe me energjinë elektrike në disa njësi administrative, ku disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Ka patur dhe rrëshqitje gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës Arbrit në fshatin Krajk ku gurët në rrugë kanë penguar mjetet në lëvizje.
Ndërkohë që rruga e Arbrit Bypass kalohet pa problem nuk ka patur reshje bore.