Qarku i Elbasanit ka shfaqur probleme si pasojë e moti të keq me stuhi dhe rreshje të denduara.

Si pasojë e kësaj situate, ka pasur ndërprerje engjie elektrike në disa zona malore dhe rrëshqitje dherash pranë rrugëve. Në akset rrugore Elbasan–Qafë Thanë ka pasur rënie gurësh dhe pemësh në dy raste dhe në aksin Elbasan–Peqin ka pasur dalje aluvionesh. 

Firmat kontraktuese kanë ndërhynë menjëherë dhe të gjitha rrugët, në mënyrë që të bëjnë zhbllokimin e tyre dhe qarkullimin e lirë për automjetet. Reshjet intensive kanë sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona malore të bashkive Librazhd, Prrenjas, Gramsh dhe Elbasan. Ndërsa ekipet e OSHEE po punojnë në terren, në mënyrë që të riparojnë difektet dhe të kthejnë e furnizimin me energji elektrike.