Policia e DibresSpecialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në Dibër kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L.M, 34 vjeç, banues në Peshtan të Fierit.


Procedimi penal ndaj këtij personi nisi pasi ky i fundit është paraqitur në komisariatin e policisë së Dibrës ku u është prezantuar punonjësve si oficer policie. Por nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas nuk ishte oficer policie.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale  “Përvetësimi i titujve apo detyrës shtetërore”.


3 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)