Elbasan


Një 52-vjeçare me banim në fshatin Kajan në Elbasan, është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka abuzuar me fondin e pensioneve. Gjatë periudhës tetor-dhjetor 2013, shtetasja B.Ll., 52 vjeçe, duke qenë në detyrën e punonjëses së postës në Komunës Kajan, ka tërhequr rreth 130 000 lekë më shumë nga fondi i pensioneve të komunës. Sipas verifikimeve, kjo shtetase ende nuk i ka kthyer këto para në bankë. Gruaja që e ka shpjeguar se do ta bënte këtë në vazhdim, është vënë në hetim. Aktualisht ajo do të procedohet nën akuzën “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” deri në përfundim të hetimeve. B.N.