Pritet të nisë në GJKKO procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë.
Sipas gazetares Anila Hoxha, procesi vijon pas veçimit të çështjes për 11 persona që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa në këtë dosje kanë mbetur për t’u gjykuar gjithsej 19 të pandehur.
Trupa gjykuese përbëhet nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Besmir Stroka dhe Flora Hajredinaj.
Burime pranë procesit bëjnë me dije se Veliaj nuk është paraqitur në seancë.
Siç raporton Anila Hoxha, është paraqitur për të monitorojë procesin e Veliajt edhe Erida Skëndaj, kreu i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
