Në kuadër të procesit të dixhitalizimit që vijon me radhë në qarqet e vendit, “DigitAlb” njofton abonentët në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës e Durrësit, që kanë ende një dekoder apo modul të vjetër tokësor SD, që duhet ta konvertojnë me një dekoder flyBOX ose T2-HD, për të përftuar programet në sistemin dixhital.
“DigitAlb” iu mirëpret në të gjitha pikat zyrtare të shitjes! Ndaj, vetëm pak orë kanë mbetur për të përfituar nga oferta e fundit e “DigitAlb”, e gjitha në kuadër të dixhitalizimit, e përkthyer në më shumë cilësi për të parë programet që dëshironi. Ndërkohë “DixhitAlb” jep edhe një tjetër njoftim. Abonentët që nuk kanë mundur të përfitojnë nga kjo ofertë dhe që kanë dekodera tokësor HD ose “Fly Box” duhet të bëjnë detyrimisht kërkim automatik të kanaleve.
14 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)