Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat ka bërë me dije detaje mbi procesin e votimit që po zhvillohet sot në pesë bashki të vendit.
Sipas të dhënave të KQZ-së, pjesëmarrja e zgjedhësve deri në këtë orë është regjistruar në nivelin 2.42%. Autoritetet zgjedhore po monitorojnë nga afër situatën në të gjitha qendrat e votimit.
Celibashi: Kemi këto informacione për të ndarë me ju: përgjithësisht procesi ka filluar normalisht, në masën 81% e tyre janë hapur në orën 07:00, vetëm 19% janë hapur ndërmjet orës 07:00-08:00 të mëngjesit.
34 e komisioneve janë të përbërë me 7 anëtarë, 29% me 5 anëtare dhe 19% me 4 anëtarë. Vetëm në 3 qendra votimi kishte mungesë të anëtarëve, por në komunikimet që kishim u mundësua koriumi. Deri më tani nuk janë raportuat problematike ë fillimin e procesit nuk kemi asnjë problem të raportuar për përdorimin e pajisjeve elektronike. Janë paraqitur në detyrë operatorët, identifikimi po kryhet në 100% qendrave të votimit përmes këtyre pajisjeve. Nuk kemi transmetim në kohë reale në 18 qendra votimi, por jemi duke marrë informacion. Ajo që vlen të theksohet është se s’kemi pasur probleme me pajisjet.
Për pjesëmarrjen është 2.42% total në të gjitha bashkitë.
