Sot, po ripërsëriten zgjedhjet për bashkinë e Rrogozhinës ku në garë janë Edison Memolla i PS dhe Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë”.
Procesi po zhvillohet me tensione, pasi në qendrën e votimit 22-31, një vëzhgues pati debate me operatorët dhe gazetarët në qendrën e votimit.
Pas konfliktit verbal, vëzhguesi a mbyllur me çelës gazetarët. Shkak i këtij nervozizmi është bërë prekja e fletëve të votimit nga ana e vëzhguesit.
Gjithashtu në qendrën e votimit nr.22-23 është ndërprerë procesi i votimit pasi janë identifikuar dy raste të fotografimit të votës.