Ethet për kreun e ri të SPAK kanë nisur, ndërsa pikëpyetja e madhe është se kush do e pasojë. SHBA-ët mbeten të angazhuara për të mbikëqyrur punën në drejtësinë e re.
Analisti Lorenc Vangjeli tregon për Top Story se procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të SPAK ka nisur i helmuar, teksa thekson se kandidatët do të nxjerrin histori të çuditshme për njëri-tjetrin në media.
“Procesi ka nisur i helmuar me vlerësimin e kandidatëve, ku ligji e përcakton saktë rolin e relatorit. Detyra e relatorit ka qenë të përgatisë materialet. E fshehta ishte që z. Stojani, pikërisht për tu mos bërë palë me këtë çështje, është tërhequr nga procesi. Vetëm ky fakt tregon që procesi i helmuar. Në një vend të vogël siç është Shqipëria, roli i individit është i jashtë zakonshëm. Integriteti i tij mund të bëjë dimrin ose verën në institucion. Mund të ndajë të mirën nga e keqja.
Të gjithë aktorët dhe faktorët e rëndësishëm në politikë, po flasim për ata që kanë peshë… Ka një vëmendje të madhe qoftë nga mazhoranca, qoftë nga opozita që kanë interes të madh se kush do të jetë pasardhësi i Dumanit që ata e urrejnë me shpirt, qoftë nga bota e biznesit, qoftë nga bota e medias. Mos u habisni të dalin në media histori të çuditshme nga kandidatët. Do përdoren segmente të ndryshëm mediatike, që në mënyrë do infiltrohen informacion në dëm të secilit kandidat”, shprehet Vangjeli.
Top Channel