Procesi zgjedhor në qarkun e Korçës po monitorohet nga afër nga një task-forcë e ngritur pranë Prokurorisë së Korçës.
Kjo strukturë, e drejtuar nga prokurori i SPAK-ut, Vladimir Mara, përfshin prokurorë lokalë, agjentë të BKH-së dhe oficerë të Policisë së Qarkut.
Task-forca ndodhet në gatishmëri të plotë për të hetuar çdo denoncim që mund të lidhet me parregullsi gjatë procesit zgjedhor. Autoritetet janë të angazhuara të garantojnë një proces të rregullt, të ndershëm dhe të paanshëm.
