Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar atë si “të mrekullueshëm” dhe “me shpejtësi rekord”.
Von der Leyen theksoi se objektivi për të mbyllur negociatat për anëtarësim deri në vitin 2027 është një plan ambicioz, por që vlerësohet dhe mbështetet nga Brukseli.
Ursula von der Leyen: Kënaqësi të kthehem në Shqipëri e të nis turin tim këtu. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Keni bërë një rrugë të gjatë, keni bërë një progres të mrekullueshëm me një shpejtësi rekord. Planifikojmë këtë vjeshtë të hapin kapitullin e fundit. Qëllimi juaj është mbyllja e negociatave deri në 2027, kjo është ambicioze por ne na pëlqen ambicja. Momenti gjeopolitik është këtu dhe lufta në Ukraina ka riformësuar duke bërë që kombet të zgjedhin vendin e tyre. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, ne jemi me ju dhe ju jeni plotësisht në përputhej me BE.
Ne veprojmë si një! Keni bërë një progres të dukshëm në reformat kyçe. Kjo është rruga që Shqipëria të akesojë fondet e BE.