“Dhe ca niveli e duam Shqipërinë është pyetja që duam të bëjmë. Projekti akoma nuk është dorëzuar, studimi mjedisor akoma nuk është bërë. Kjo që do bëjmë është dicka që askush në Mesdhe e në Europë e ka. Pse të rrimë të shohim Greqinë me zili? Me admirim e shohim, po pse me zili?
Pse të shohim Malin e Zi me zili? Po Kroacinë? Po të rrimë te turizmi i masës me bukë me vete që më shumë sjellin mbetje se sa para.
Turizmi i masës na është dashur se është turizëm ambasadorësh, që shkojnë jashtë e thonë sa e bukur ishte Shqipëria. Po tani na duhet turizmi elitar. Unë kujtim turizmin e masës nuk e lë dot në misionin tim, unë dua të lë kujtim dicka që brezat e fëmijëve tanë të ndihen krenarë. Pse të kemi zili të tjerët. Po pagat si do i rrisim ne? A ta rrisim prodhimin e brendshëm?
