Projekti “OSHEE Charge”, shërbimi i ri për karikimin e mjeteve elektrike u prezantua nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Balluku theksoi se OSHEE po hyn në një fazë të re zhvillimi dhe nënvizoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve njerëzore për të përballuar sfidat e ardhshme.
Balluku tha më tej se portofoli i investimeve të huaja në vend ka arritur 16 miliardë euro më shumë krahasuar me një dekadë më parë.
“Avancimi në liberalizimin e tregut, ndarjen e operatorëve, kanë qenë një proces i gjatë që kemi bërë sëbashku në 2019, me shumë pikëpyetje si do t’ia dilnim me kompanitë e ndara. OSHEE sot është kompania mëmë, kemi krijimin e kompanive të tjera. Sipas raportit-progres është shënuar edhe në eficencën e energjisë.
Ky progres është fryt i një pune të përbashkët, rritjes së transparencës. Përveç vlerësimit që na bën krenar ky është një moment për të bërë bilanc, atë të kontributit real të energjisë në zhvillimin e vendit. Do t’i referohesha një raporti të BSH, sa i përket kontributit të energjisë në investimet e huaja. Energjia është në vend të parë si kontributor në investimet e huaja në vendin tonë, i dytë është sektori i nxjerrjes.
Të dy portofol të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. 16 miliardë euro investime të huaj në vendin tonë janë më shumë se një dekadë më parë. Për të mos lënë asnjë derë të hapur për retorikë, jemi rritur me 52% në investime të huaja vetëm në sektorin energjetik. Sot në sektorin e nxjerrjes kemi një kontribut që shkon 162% se pesë vite më parë”, tha Balluku.
