
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burgim për Francesco Becchetti-n.
Biznesmeni italian akuzohet për pastrim parash.
Ai akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Shqip, thuhet se Prokuroria e akuzon Beccetti-n për “falsifikim dokumentash” të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, “krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH”.
Hetimet janë kryer nga kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj.
Pas zvarritjes së kësaj çështjeje, duket se vetë drejtuesja e akuzës së Tiranës, mori përsipër dosjen për ta çuar në gjykim.
Seancat janë shtyrë prej kohësh pas dorëheqjes se dy prokurorëve të mëparshëm.
Kryeprokurorja tha kohë më parë se akuza ishte e plotë pasi dispononte prova të reja mbi këtë çështje.


