Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të dhënë sqarime drejtuesen e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona.
Sipas burimeve, thirrja është firmosur nga prokurori Dritan Nushi, ndërsa Kokona do të pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni për një kallëzim të depozituar ndaj saj.
Kallëzimi është paraqitur nga shtetasi Thanas Biqiku. Në kuadër të këtij procedimi, mësohet se do të merren në pyetje edhe disa persona të tjerë, përfshirë Enkelejd Musabelliu, Kastriot Gurra, Enkelejda Muça dhe Ermal Nufi. Ky i fundit mban detyrën e zëvendës-shefit të kabinetit të kryeministrit Edi Rama.
