Juristi Kreshnik Spahiu, ka folur për dosjet e SPAK dhe vendimet që jep struktura e posaçme për dosje të rëndësisë së lartë.

Në një lidhje live për ‘Top Story’, juristi Spahiu u shpreh se për disa vepra penale prokuroria ka frikë të hetojë, madje sipas tij për ka disa subjekte që për çështje të caktuara janë thirru për t’u pyetur pas shumë vitesh.

“Duke qenë se jemi në një tryezë që na ndjek një publik që është sensibël, do doja të sqaroja që fundi i çështjeve të mëdha do të jetë si dosjet e vogla. Pra, të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe gjykatës. Unë e kuptoj që publiku pret në litar politikanët e lartë. Puna e SPAK është matur nga arrestimet: kur arreston është sukses, kur nuk arreston është e gabuar. Në këtë moment, puna, dështimi apo suksesi i SPAK do të matet nga vendimet e gjykatave. Pra, të gjitha këto dosjet e mëdha, ky është momenti i testit të provës juridikisht.

Ka një problem: Shqipëria renditet e fundit në Europë për shpalljen e pafajësive. Në Shqipëri, kryesisht gjykatat pranojnë akuzat e prokurorisë. Unë nuk mendoj që prokuroritë shqiptare punojnë me cilësi më të fortë se ato europiane. Sot ata që punojnë në SPAK duhet të kuptojnë që kemi një realitet të ri. Para se të krijohej SPAK, presioni politik ishte i jashtëzakonshëm. Parlamenti ka shkarkuar 4 prokurorë, 2 kryetarë të GJK, ka shkarkuar 3 kryetarë të Gjykatës së Lartë. Për disa vepra penale prokuroria ende ka frikë, ka subjekte që janë thirrur për t’u pyetur pas 15 vitesh”, u shpreh Spahiu.

Top Channel