Të ftuar në emisionin Breaking në Top News ditën e sotme për të folur rreth situatës politike në vend ishin analistët Arben Meçe dhe ish-deputeti i PD Dashnor Sula.

Duke diskutuar për ankimin e ish-kryebashkiakut Veliaj në Kushtetuese dekretin e presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë analisti dhe ish-deputeti kanë patur përplasje në studio.

Analisti Meçe citoi se jo gjithçka i lihet në dorë prokurorisë sepse ka organe të tjera duke sjellë si shembull rastin e tij konkret ku ka hasur padrejtësi me prokurorinë.

Arben Meçe: Unë dëgjoj çdo ditë që prokuroria ka shkalluar. Berisha thotë “prokuroria ka shkalluar”, Ilir Meta thotë “prokuroria ka shkalluar”. Ju duhet të jeni me ligjin. Unë bëj devijanca, ti je jurist.

Dashnor Sula: Dëgjo, ti ke më pak vite se unë në politikë. Unë s’kam pasur frikë nga drejtësia, sepse them nuk troket njeri në shtëpi kur s’ke probleme.

Arben Meçe: Shiko atë prokurori, e di mirë unë, sepse e kam kaluar vetë. Atë prokurori e kam pasur në kurriz; më dënoi 3 vite, 300 mijë euro. E di kush është prokuroria shqiptare. Edhe Erion Veliaj më ka vënë 20 milionë euro gjobë. Ligj, ligj, ligj jo opinion! Ne duhet t’i themi opinionit publik që është ligji. Atë prokurori e njoh unë, sepse e kam hequr mbi kurriz, dhe jo pak. E di unë çfarë thonë ata; ata thonë “të heqim brekët”. Dhe këtë mendje prokuroria e ka filozofi që vetë thonë “e di ç’të bëj, të marr shpirtin”. Është institucioni që shkel të drejtat e njeriut në Shqipëri, prokuroria është. Ju e dini çfarë ndodh në Dibër me përgjimet e dosjes 184 ajo prokurori e bëri që futi vetëm PS-në. Është më politike, dhe kjo është fatkeqësi shqiptare, se duhet të paragjykojmë sepse ajo s’është e rregullt. Fut këdo gjyqtar, e fut në burg. Ndaj merr në konsideratë që të jetë dhe gjykata me ty, se e hoqe Veliajn nga kryetar se ke arsyetim të dyshueshëm. E njoh dosjen në pëllëmbë të dorës. Po pra, dhe kësaj prokurorie duhet mos t’ia lëmë të bëhet instrument politike. Unë them “ligji”, por them s’ia lë prokurorisë çdo gjë në dorë ka instrumenta të tjerë, jo vetëm prokuroria.