Kryeministri Edi rama ka shpjeguar për herë të parë se përse aksioni kudnër ndërtimeve pa leje në Theth, ka nisur në kulmin e sezonit veror.

Gjatë takimti që po zhvillon me kryebashkiakët e vendit, Rama tha se këto ndërtime kanë nisur në periudhën para zgjehdjeve, por u ndërhy vetëm tani për shkak të neglizhencës së autoriteteve, duek nënkuptuar drejtësinë.

Ai sulmoi sërish prokuroren Elsa Gjoni, për të cilën tha se nuk nisi hetimet por në vend të kësaj, bëri një “ese filozofike” ku argumentonte pafajësinë e pronarëve të ndërtimeve.

“Ajo që ka ndodhur në Theth gjatë periudhës së zgjedhjeve ose le të themi në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve ka pasur një bum ndërtimesh pa leje si rezultat edhe i përgatitjes së sezonit turistik. Jo një por 40 denoncime janë bërë nga policia e shteti për këto ndërtime.

Struktura e policisë ka denoncuar ndërtimet pa leje në prokurori dhe siç është bërë e ditur, në një flagrancë spektakolare, ku është ndërtuar një fshat i tërë turistik në mes të Thethit, një prokurore me mbiemrin Gjeli, ka vendosur mos fillimin e hetimeve.

Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet fjalë, ka bërë një ese filozofike për pafajësinë e ndërtimit pa leje. Kjo është vepër penale. Ndërkohë që ndërtimi pa leje në një zonë të mbrojtur si Thethi është një vepër penale edhe më e rendë. Nga ana tjetër IKMT ka filluar të veprojë.

Për të gjithë ata që u thonë pse u kujtuan tani dhe pse i lanë? Nëse nuk funksionojnë të gjitha hallkat dhe struktura e pavarur e drejtësisë nuk është në dispozicion të kësaj përpjekje, por përkundrazi është si kullose makaronash ku gjërat rrjedhin dhe pastaj faktet e kryera mbeten në territor, është një përpjekje që natyrshëm do të duhet të shfaqet në këtë formë. Në Theth kemi bërë një plan të tërë pune në Bashkinë Shkodër, kemi legalizuar ndërtimet e vjetra, kemi vendosur financime”- tha Rama.