Një italian u arrestua në Tiranë nga efektivët e Komisariatit Nr. 6 dhe Policisë Rrugore, pasi vodhi një makinë tip ‘Audi Q5’.
Vjedhja ndodhi në një rrugë dytësore, ku pronari i Audit sapo kishte dalë nga makina dhe e kishte lënë të ndezur. Sipas informacioneve italian mori automjetin dhe u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai ka përshkuar zonën e Astirit, ndërsa policia i është vënë në ndjekje.
Gjatë ndjekjes, italiani ka kryer manovra të rrezikshme dhe është përplasur me disa makina. Gjatë ndjekjes është lënduar edhe një punonjës policie, fatmirësisht pa plagë të rënda. Italiani u rrestuar nga policia, teksa nga verifikimet ka rezultuar se ai ishte nën efektin e drogës.
