Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan fazën e dytë të operacionit të koduar “Last post”.

Gjatë kësaj faze u arrestuan shtetasit: I. L., 25 vjeçe, shtetase braziliane, dhe U. L., 42 vjeçe, shtetase vietnameze, pasi dyshohet se kishin përshtatur apartamente të marra me qira ditore, për ushtrim të prostitucionit, në rrugët “Xhoxhi Martini” dhe “Milan Shuflaj”.

Gjithashtu u arrestuan E. H., 35 vjeç dhe Th. H., 37 vjeçe, shtetase vietnameze, pasi dyshohet se 35-vjeçari shfrytëzonte 37-vjeçaren, për ushtrim të prostitucionit në një apartament të marrë me qira ditore, në rrugën “Him Kolli”.


Më tej, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.