Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me studentë të Fakultetit të Hoistori-Filologjisë në Universitetit e Tiranës, të cilët i drejtuan dhe disa pyetje.

Rama u pyet nga studentet edhe lidhur me memet që bëhen në rrjet për të, për të cilat tha se i pëlqejnë. Sigurisht, kryeministri nuk i kurseu batutat.

“Mua më çudisin të gjithë politikanët që nxehen dhe që reagojnë madje ndonjëherë në mënyrë disporpocionale ndaj karikaturave, memeve e vënies në lojë. Unë nuk shoh TV në kohë reale, përveç sportit. Më pëlqen që kohën që kam për ekranin, të shoh filma. Por kur më thonë: ça të bënë te Portokallia, unë kënaqem. Të jesh në një karikaturë, në një meme, apo show satirik, dhe të mos jesh duhet të zgjedhësh, të jesh. Sepse kur je, je, kur s’je, s’je. Në këtë punë duhet të jesh”-, tha ai.