Ashtu si çdo të hënë, Partia Demokratike pritet të zhvillojë sot para kryeministrisë protestën e radhës nga ora 18:00.
Teksa në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë nisur përgatitjet, Adriatik Lapaj dhe anëtarët e “Shqipëria Bëhet” kanë vendosur t’i lirojnë vendin. Lapaj është spostuar te “Bunkeri” në qendër të Tiranës. Kujtojmë se Lapaj refuzoi kërkesën e Berishës për t’iu bashkuar protestës së tij, edhe pse ish-kryeministri e ftoi publikisht.
Lapaj dhe anëtarët e “Shqipëria Bëhet” prej disa javësh po protestojnë para Kryeministrisë.




