Janë lënë të lirë ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës 34 personat e arrestuar gjatë protestës së 8 Janarit të thirrur nga Sali Berishës.
Bëhet me dije se gjykata caktoi sot masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për 28 prej të arrestuarve, ndërsa 6 të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.
Kujtojmë se protesta e thirrur më 8 Janar nga ish-kryeministrin Sali Berisha shkaktoi dëme të shumta në selinë blu, teksa bëri bujë gjithashtu edhe në mediat ndërkombëtare.
Berisha ka njoftuar se protestat do të vijojnë deri në largimin e Bashës të cilin e cilëson sip eng-kryetar./Gazeta Shqip