Janë publikuar pamje nga protesta e zhvilluar këtë të martë para Kryeministrisë.

Në video të shpërndara në rrjetet sociale duken disa efektivë policie teksa tërheqin zvarrë në asfalt një protestues. Sipas reagimeve që kanë shoqëruar këto pamje, veprimi i policisë nuk duket si një procedurë arrestimi, por si trajtim i dhunshëm ndaj qytetarit.

Ndërkohë, pas protestës opozitare, katër persona janë shoqëruar në Komisariatin nr.1 për verifikime të mëtejshme, ndërsa po vijojnë hetimet për rrethanat e shoqërimeve dhe sjelljes së policisë gjatë tubimit.