14 persona janë arrestuar nga policia pas protestës së dhunshme të PD, ndërsa 9 prej tyre janë nën hetim në gjendje të lirë.
Mes të shoqëruarve ka pasur edhe të mitur, por janë lënë të lirë.
Protesta e 22 marsit prodhoi molotovë dhe fishekzjarre ndaj kryeministrisë, Ministrisë së Infrastrukturës, pranë Bankës së Shqipërisë ku u shënjestrua selia e PS, por pa mundur të depërtohej. Berisha dhe protestuesit nuk mundën të arrinin dot parlamentin, pasi forcat e policisë krijuan gardhe sigurie.
Molotovët lënduan 6 efektivë të policisë, të cilët po marrin trajtim në QSUT dhe te Spitali i Traumës.
