Ditën e sotme, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Gjirokastër është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.12.2025, nga ora 12:00 deri në orën 16:00 (me orën greke), rruga nacionale “Kapshticë-Selanik”, do të jetë e bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë. Do të funksionojnë vetëm rrugët dytësore, për veturat.
Pika e Kalimit Kufitar Qafë Thanë:
Paraditen e sotme, jemi njoftuar nga policia e Maqedonisë së Veriut, se në aksin rrugor “Strugë-Qafë Thanë”, rreth 3 km nga dogana maqedonase, si pasojë e një aksidenti rrugor, një autobot me gaz, ka bllokuar rrugën.
Për këtë arsye ju bëjmë me dije se, do të bllokohet lëvizja e mjeteve në dalje të Republikës së Shqipërisë dhe në hyrje të Maqedonisë së Veriut, deri në momentin kur rruga të jetë hapur plotësisht dhe e kalueshme për mjetet.
