Një sasi e madhe molotovësh të pashpërthyer janë kapur nga policia, rreth 30 prej tyre.

Një sasi prej tyre ishn planifikuar për tu hedhur te Parlamenti, por skenari nuk funksionoi pasi policia bllokoi rrugën me kordon sigurie. Të vetmit molotovë që u hodhën janë ato te kryeministria. Ndërkohë deri më tani mbi 20 persona janë shoqëruar për në polici.

Sali Berisha marshoi nga selia e Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë, për t’iu bashkuar protestuesve në shesh. Sapo Berisha u dha sinjalin me valëvitjen e flamurit kombëtar, protestuesit nisën hedhjen e molotovëve dhe fishekzjarrëve. Por, ky moment nuk zgjati shumë. Pas udhëzimeve të kryepolicit Hita, efektivët ndërhynë për shpërndarjen e tyre, duke përdorur ujë, gazlotsjellës dhe spraj. Protesta u zhvendos tek Kuvendi, por policia u ka zënë pritë, moment ky që ka krijuar përplasje. Aulon Kalaja dhe Luçiano Boçi dërgohen në spital, pasi nuk u ndjenë mirë për shkak të përdorimit të sprajit.