Përshkallëzohet situata para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur molotovë, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur me gazlotsjellës.

Raportohet se ish-kandidatja për deputete të PD, Senida Mehmeti është lënduar në ballë gjatë përplasjes me policinë dhe shtyrjes me protestuesit e tjerë.

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë në rrugë, pasi policia i ka larguar nga ambientet para Kuvendit përmes gazit lotsjellës. Ata hodhën bomba molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës së Parlamentit, e po ashtu dogjën koshat e mbeturinave dhe autobotin e policisë.