Ka nisur mbledhja e protestuesve para kryeministrisë, aty ku PD do të mbajë protestën e radhës kombëtare.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, ku pas një takimi me strukturat pritet të shkojë në këmbë drejt Kryeministrisë. Ndryshe nga protestat e shkuara, këtë erë do të rikthehen fjalimet në protestë, ndërsa pas tyre dhe të nisë ‘aksioni’ opozitar.

Ndërkohë, 1500 forca policie nga të gjitha strukturat janë në gatishmëri për protestën, për të cilën PD ka kërkuar tre orë leje. Blutë e Tiranës janë kujdesur të bëjnë një thirrje të veçantë drejtuar organizatorëve të protestës, të cilëve u kanë kërkuar që të distancohen nga aktet që cenojnë rendin dhe sigurinë. Nga pamjet e sigurura shihet se përveçse qarkullimi në Bulevardin është bllokuar po vendoset gardhi metalik dhe podiumi. Në terren për mbarëvajtjen e protestës do të angazhohen 1500 efektivë. Po ashtu, edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ndodhet në terren për të vëzhguar nga afër situatën te ‘Blutë’ para protestës.