Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Foltoren e kësaj të hëne zbuloi edhe orën e protestës së 12 marsit.

Protesta do të mbahet në orën 10:00 para Parlamentit të Shqipërisë.

“12 marsi është një ditë e madhe, është dita e përmbysjes së narko-regjimit. Në orën 10 e gjithë Shqipëria para Parlamentit, t’i japim Ramës përgjigjen e merituar”, u shpreh Berisha.