Kreu i Partisë Demokratike, Sali Basha, u shfaq këtë të shtunë në një komunikim online me ndjekësit e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga qytetarët.

Përsa i përket hetimeve që po kryhen për zëvendës-kryeministren Belinda Balluku, Basha deklaroi se ajo po mbrohet nga kryeministri Edi Rama.

“Këtë javë, nga dosja e Lubi Ballukut, qytetarët shqiptarë mësuan se ministrja dhe zëvendëskryeministrja, që ndër të tjera kishte qenë nga babysitter në një punonjëse në bashkinë e Tiranës, është pronare e 300 apartamenteve, e dy jahteve dhe shumave përrallore, akoma të pagjetura në kontot e saj. Ky është një proces shumë i vështirë, proces në vazhdim, në të cilin Lubi Balluku po mbrohet nga Edi Rama në mënyrë që të prishë çdo lloj dokumentacioni, por nuk ka dyshim se ato do sekuestrohen dhe do u kthehen qytetasve”, deklaroi Berisha.