Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia katër protestuesit e arrestuar për pjesëmarrjen në protestën opozitare të së shtunës.
Për shtetasit Leonardo Marku, Robespier Dervishaj, Doris Rista dhe Sergei Rrapo, gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj.
Të arrestuarit morën pjesë në protestën e dhunshme të datës 28 shkurt, ku u hodhën molotovë, pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, si dhe u sulmua shtëpia e diktatorit.
