Rreth 7 orë para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita, godina e Kryeministrisë është blinduar, pasi aty pritet të përqendrohen protestuesit.
Dyert e godinës janë blinduar, ndërsa është hequr po ashtu instalacioni i kërpudhës, për të shmangur dëmtimin e saj si në protestat e shkuara. Po ashtu, pritet një angazhim i madh i efektivëve të policisë.
Protesta është thirrur nga kreu i PD Sali Berisha sot në orën 18:00, i cili ka paralajmëruar se çdo të hënë do hapë foltoren e Kuvendit para Kryeministrisë.




